Meta kujton ’30 Qershorin’: Ishim në prag të një vëllavrasjeje, prisja Ramën në takim, ai lahej në pishinë

Premte, 22 May 2020 13:03

Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa tregoi se vendi ishte në prag të një vëllavrasjeje, pasi nga një anë opozita protestonte, ndërsa maxhoranca i përgjigjej me antimitingje.
Kryetari i Shtetit theksoi ndër të tjera se teksa priste kryeministrin Edi Rama në takime për t’u ulur në një tryzë për të diskutuar, sipas tij ky i fundit lahej në pishinë.

“Vjet ishim në prag të një vëlla-vrasje. Njëra palë miting, tjetra palë vinte në 11 në Berat, Vlorë e bënte antimiting. Ça të bëja unë?! Unë i thash që pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Sepse në Europë jo vetëm që gjerat i dinë mirë, po dolën dhe nja dy burra seriozë që thanë; bëni zgjedhje gjithëpërfshirëse. I mbështetja dhe unë, se i di kriteret e Kopenganit. I them; “Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, pasi në Europë po përpiqen që mos të na ndajnë ne nga Maqedonia”. U detyrova më pas që të shmang dhe përplasjet, për të ulur palët. Se mban mënd që e kam pritur këtu zotërinë, ai lahej në pishinë tek Sheratoni. E kam thënë këtë; Po nuk u mbajtën këto zgjedhje, do shtohen kushtet.”, tha presidenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...