Meta i kthen maxhorancës ligjin për portin e ri të Hidrokarbureve në Porto Romano:Është cenuar gara e lirë dhe e ndershme për koncesionin

Saturday, 23 May 2020 10:21

Presidenti i vendit, llir Meta i ka kthyer Kuvendit te Shqipesise nje tjeter ligj te miratuar se fundi nga shumica parlamentare, ate per koncesionin ne Porto Romano.ilir meta

Ne faqen e Presidences, ne pjesen e dekreteve behet me dije se “Presidenti dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 58/2020”.

Ligji qe nuk eshte dekertuar eshte saktesisht per “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”.

Sipas kreut te Shtetit “Ligji nr. 58/2020, miraton një kontratë të nënshkruar në kundërshtim me përcaktimet e nenit 31, të ligjit nr. 125/2013, duke shkelur njëkohësisht parimet e “barazisë përpara ligjit” dhe “lirisë së veprimtarisë ekonomike të shtetasve”, parime këto të cilat gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga nenet 11/1 dhe 18/1 të Kushtetutës”.

Me tej, presidenti arsyeton se “Me ndryshimet më të fundit të Kontratës Koncesionare të miratuara me ligjin nr. 58/2020, objekti i kontratës koncesionare ndryshon duke i dhënë koncesionarit mundësinë që në këtë port të ngarkojë, të shkarkojë dhe të përpunojë anije që transportojnë mallra të tjera. Nëse këto ndryshime do të kishin qenë të përfshira në njoftimin fillestar të kontratës ose në dokumentacionin e tenderit, do të kishin bërë të mundur që ofertuesit të dorëzonin një ofertë në thelb të ndryshme”

Modifikuar më Saturday, 23 May 2020 16:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...