Shehu:Kurba e fallxhorëve dhe marrëzia e bllokimeve të kryeministrit

Saturday, 23 May 2020 12:28

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, ish-deputet i PD i ka vënë emrin “marrëzi”, situatës së fundit të krijuar në vend lidhur me pandeminë: qoftë të dhënave që publikon çdo ditë ISSH mbi rastet e reja, qoftë vendimeve kaotike të qeverisë me hapje – mbyllje.

Në shënimin e tij në Fb, Shehu shkruan:
"Marrëzia e kurbës me marrëzinë e bllokimeve shqiptare. Ndërsa “Komiteti teknik” ka humbur pa gjurmë...kërkojeni atë! - ironizon ai. - Ashtu siç është e padeshifrueshme ajo kurbë fallxhorësh, unike në botë në çuditë e saj, ashtu janë dhe vendimet ”hapje-mbyllje” të Kryeministrit, që po kryhen në vendin tonë në të gjithë këtë periudhë pandemie, pa asnjë logjikë, mbështetje laboratorike, bazë shkencore etj etj, dhe këto unike për nga absurditeti i tyre.
E tillë është dhe kjo fundjavë me absurditete e kaos.

Ndërsa kudo si të dhënat laboratorike, që kanë një bosht linear, ashtu dhe vendimet e hapjes kanë një tendencë konstante e logjike, tek ne kalohet nga hapjet në mbyllje e përsëri në hapje pa asnjë bazë, pa racionalitet e dobi, në formë improvizimesh të painterpretueshme e të paargumentuara nga asnjë specialist, qoftë dhe nga ata të atij “komiteti”.

Nuk ka virus që largohet të premten e shfaqet të shtunën, që të dielën paradite nuk sulmon pensionistët dhe mbasdite nuk prek prindërit, por me kusht që këta të jenë të shoqëruar nga fëmijët!!

Nuk ka virus në pyje e parqe të fshehur mbrapa pemëve, nuk ka virus në det a lumenj, virusi është diku tjetër, por ai duhet kërkuar me testime e më tej bllokuar me metoda shkencore, që është detyra e specialistëve t’i artikulojnë.

Këta kolegë duhet të thonë diçka edhe për këto modele antishkencore të Kryeministrit, që mund t‘i gjesh vetëm në 3D, por jo në realitet; ato veçse dëmtojnë shëndetin, ekonominë e demokracinë."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...