Situata e Covid-19/ Pipero: Në fund të majit sugjeroj të hapen edhe fundjavat!

Saturday, 23 May 2020 15:53

Edhe pse situata po shkon drejtë përmirësimit, Shqipëri vijon të regjistroi raste të reja me koronavirus. Lidhur me situatën në vendin tonë ka folur mjeku Pëllumb Pipero, ka thënë se në fund të këtij muaji Shqipëria nuk do të ketë më kufizime në lëvizje.

Mjeku theksoi se intensiteti i virusit ka rënë dhe se numrat janë në ulje të qëndrueshme, po ashtu ai shtoi se rastet në vendin tonë përgjithësisht janë asimptomatikë

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes. Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave.

E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet … Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”, deklaroi mjeku i njohur.

Login to post comments