Si do të bëhet falja e Bajramit nesër në kushtet e pandemisë?

Saturday, 23 May 2020 18:48

Gazetari Ferdinand Samarxhi në studion e “ABC Neës” kaq folur për festën e Fiter Bajramit.

Ai u shpreh se Ramazani është një revolucion shpirtëror, ndërsa shtoi se bashkëpunimi politik është i rëndësishëm për vendin, ndërsa theksoi se falja nesër do të bëhet në të gjitha faltoret e vendit duke respektuar distancat dhe porositë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

“Këtë vit kombi ynë ka përjetuar ashtu si të gjithë popujt një ngjarje të vështirë. Muaji i Ramazanit përjetohet si një nga ngjarjet më të mëdha nga besimtarët. Ky muaj përkoi më një situatë të vështirë shpirtërore, por shqiptarët kanë jetuar pandemi komuniste më të tmerrshme se pandemia e natyrës , pasi në rast se përmendej fjala Zot, rrezikoje të shkojë prapa hekurave, por kurrë nuk e mohuan Zotin. Muaji i shenjtë i Ramazanit sjell gjithmonë mirësi”, u shpreh ai.

Më tej gjatë bisedës ai u shpreh se  në këtë muaj njeriu është në një  sprovë, ku krijuesi i gjithësisë kërkon që njeriu ta sigurojë botëkuptimin, ndërsa shtoi se kërkon që njeriu të bëhet më human, më social dhe të jetë në harmoni të plotë.

“Duke qenë se njeriu është krijesë e zotit, ai kërkon që këtë muaj njeriu të përfitojë nga ky universitet i madh. Në mënyrë figurative është një revolucion shpirtëror. Kultura e tij rritet nuk është më një kulturë interesi vetjak”, tha Samarxhi.

Çfarë është Bajrami?

Samarxhi: Ramazani është një kurorëzim i atij manifestimi të madh që vetë njeriu kërkon ta shfaqë përpara krijuesit të gjithësisë. Nesër në ditën e Bajramit besimtari vjen krenar përpara krijuesit të gjithësisë.

Si do të realizohet falja ndërsa vijojmë të jemi në kushtet e një pandemie?

Samarxhi: Ky Bajram vjen nesër si një kurorëzim, si një dashuri e zjarrtë para krijuesit të gjithësisë. Ne duhet të aderojmë vetëm me besim të krijuesi i gjithësisë. Falja nesër do të bëhet në të gjitha faltoret e vendit duke respektuar distancat dhe porositë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...