Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Dy anëtarë të tjerë të KPK-së vetë me probleme me drejtësinë

Saturday, 23 May 2020 19:49

Shkarkuesit e Vetting-ut , të shkarkuar e hetuar si shkelës ligji, hajdutë e të paaftë.

Dispozitat e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, megjithëse në përmbajtje të tyre, paraqiten tepër të zgjeruara, të paqarta dhe të paparashikueshme, kanë parashikuar disa kritere, të cilat dhe me këtë problematikë të spikatur nuk janë zbatuar për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së e KPA-së.

Disa ditë më parë publikuam për herë të parë faktin që një tjetër anëtare e KPK-së sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj).

Ajo rezultoi të ishtë shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi profesionale në detyrë.

Por, skandalet e mos zbatimit të kriterve dhe për anëtarët e tjerë të KPK-së dhe KPA-së po provohen çdo ditë e më tepër zërat se organet e Vetting-ut, të ngarkuara me zbatimin e këtyre dispozitave ligjore të Reformës në Drejtësi, janë pothuaj plotësisht të përbëra nga anëtarë jo-gjyqtarë, të cilëve u mungon profesionalizmi dhe përvoja e nevojshme për të trajtuar çështje tepër komplekse që përfshin procesi i Vetting-ut.

Kështu kësaj liste nga dita në ditë po i shtohen emra të tjerë të anëtarëve të “besuar” të këtyre komisioneve. Ne disponojmë dokumentat dhe vendimet e procedimit penal ndaj Roland Ilias (anëtar i KPK-së). Sipas dokumentave që disponojmë ky Vetting-as të hetuar nga Prokuroria e Shkodrës në vitin 2010 dhe procedimi penal me nr.322 është pushuar në dt.08.02.2012 nga Prokurori i Shkodrës. Referuar këtij vendimi rezulton se Roland Ilia është hetuar  nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës. Në materialet e dosjes, pavarësisht rezultatit të hetimit konstatohet lehtë që ky shtetas është hetuar për shperdorimet e detyrës, dyshimet për korrupsion dhe veprime që pengojnë drejtësinë duke ndihmuar kolegët në korrupsionet e mundshme.

Ndërkohë në datën 03.06.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, mbi bazën e materialit hetimor te referuar nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër ka rregjistruar procedimin penal nr. 964 i vitit 2016 për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Siç dhe rezulton nga vendimi i pushimit të këtij procedimi marrë nga prokurorja Esmeralda Ndoci në dt.17.02.2017 ndaj këtij shtetasi, pra ndaj Roland Ilias paska patur dhe një masë sigurimi “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr. Penale vendosur me vendimin Nr. 1457(5125), datë 24 Nëntor 2016 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Gjithsesi, sot ai del kryelart para atyre që gjykon, nën masa të rrepta sigurie me qen anti-piper e anti-helm të Gardës dhe në sallë ia përplas në fytyrë gjyqtarëve e prokurorëve “shkeljet” e rënda që ata kanë bërë 20 apo 30 vjet më parë duke mos deklaruar çmimin e bojës që kanë lyer shtëpinë. Ndërkohë vetë ka qënë disa herë i hetuar e me masë sigurimi personal.

Por, e keqja duket se është shumë relative.

Në krah të tij sypatrembur si shqiponjë rilindase qëndron gjithnjë Valbona Sanxhaktari.

Rolandi duket peshk i vogël krahasuar me bëmat e saj si juriste në MASH në vitet 2001-2003.

Asaj i ishte besuar detyra fisnike nga partia të qe juriste në Drejtorinë Juridike dhe të Prokurimeve. Por, në 07.06.2004 kjo shtetase është marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe është pyetur si person nën hetim për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal. Ajo gjatë prokurimit të fondeve publike të MASH kishte krijuar dyshime për KLSH se duke shpërdoruar detyrën kishte vjedhur pak nga milionat e eurove që qarkullonin në fondet publike. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës jo vetëm regjistroi procedimin penal, por dhe kreu hetime duke e marrë si person nën hetim (barazvlefshme me të pandehur).

   Tani, besoj duhet ta kuptojnë mirë anëtarët, kryetarët, bashkëkryetarët, inspiruesit dhe mbështetësit e Vetting-ut se sa mirë janë zbatuar kriteret e përzgjedhjes së personave që do të kryenin procesin më të rëndësishëm në Shqipëri.

E pra, listës së personave me probleme pranë organeve të Vetting-ut iu shtuan edhe dy të tjerë.

A ka mbaruar vallë me kaq?!

Çudia qëndron në faktin se çfarë filtrash janë përdorur në Vetting-un e këtyre superkontrolluesve. Kritere të forta të kaluara pa problem nga persona të shkarkuar për paaftësi më parë, të hetuar për korrupsion e vjedhje. Sigurisht që në pikpamje morale krijojnë jo pak tronditje në besimin e këtij procesi. Por, në pikpamje jurdike ndryshe nga ç’mendojnë disa analistë JO (qeveritarë) do krijojë shumë probleme në vlefshmërinë e vendimeve të dhëna nga këta anëtarë të KPK-së apo KPA-së që nuk plotësojnë kushtet për të qënë Gjyqtar. Pasi jurispudenca shqiptare këtë fenomen e njeh si çdo e drejtë ndërkombëtare; PAVLEFSHMËRI ABSOLUTE! 

Marrë nga 27.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...