Koronavirusi 'ngec' hetimet për tenderin e ushqimeve të ministrisë së Mbrojtjes

Saturday, 23 May 2020 21:30

Hetimet për tënderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ngecur pasi përfaqësuesit e firmës maqedonase e kanë të pamundur të paraqiten në prokurori për shkak të mbylljes së kufijve.

Burime nga SPAK kanë bërë me dije për RTV Ora se pas pyetjes së zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtarë të komisionit të tenderave tashmë pritet të pyeten edhe përfaqësuesit e firmës Maqedonase për të dhënë edhe ata variantin e tyre në lidhje me hetimin e nisur.

Por për këtë  hetuesit do të duhet të presion hapjen e kufijve.

Pak ditë me parë Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë në pyetje 6 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes pas kallëzimit të Partisë Demokratike.

Zyrtarët që u morën në pyetje janë Gëzim Jaçe, Ajet Maksuti, Ervis Feta, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.

Mësohet se të gjashtë anëtarë kanë deklaruar se procedura e ndjekur prej tyre për tenderat ka qenë korrekte.

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj Ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 mln euro, që sipas selisë blu, u fitua pa garë nga një kompani maqedonase e cila nuk kishte si aktivitet të saj mallrat ushqimor po ato kompjuterik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...