VIDEO/ Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, denoncon skandalin: Veliaj varros provat e krimit të Teatrit, ineretet e ndërtesës i hedh në Yberisht duke kryer krim tjetër mjedisor
Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës.
Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë , ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin.
Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!