Basha përshkon Njësinë 5 në Tiranë: Ramavirusi ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguri e papunësi kudo

Tuesday, 26 May 2020 13:46

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë, ku bisedoi me shumë qytetarë, biznese dhe punonjës të këtyre bizneseve prej të cilëve u njoh me gjendjen shumë të rëndë në të cilën po kalon biznesi i vogël si pasojë e krizës që solli keqmenaxhimi i situatës nga ana e qeverisë.

Në të gjithë bisedat që pati kryetari Basha, doli në pah fakti që biznesi ka humbur mbi 50 përqind të xhiros që ka pasur para pandemisë.

Një biznes këpucësh të përdorura thotë se kriza është ndjerë shumë ndërkohë që edhe gjatë kohës së izolimi ai është detyruar të paguajë detyrimet që nga qeraja deri tek taksat ndërkohë që nga shteti ka marrë vetëm 26o mijë lek të vjetra ndihmë. “Kam marrë vetëm 260 mijë lek. Jemi 6 veta në familje dhe vetëm unë punoj. Xhiroja ka rënë se ska më lek”, - i thotë ai kryetarit Basha.

 
 
 
 
 
1 / 8

Edhe më e rëndë paraqitet gjendja në biznese të tjera në të cilat ndalet Basha. Pronarët e këtyre bizneseve ngrenë duart lart duke deklaruar se pothuajse nuk kanë fare xhiro dhe nëse vazhdon kështu situata rrezikojnë falimentimin. “Nuk kemi pasur xhiro fare. Asgjë, zero”, thotë prerë njëri prej pronarëve, ndërkohë që tregon se vetëm qeraja që duhet të paguajë është 500 mijë lek.

Ka edhe nga ato biznese që megjithëse gjatë kohës së izolimit lejoheshin nuk i kanë hapur asnjë ditë dyert e bizneseve pasi nuk kanë pasur xhiro fare. “Kemi një javë që e kemi hapur sepse gjatë kohës së izolimit nuk e hapem se s’kishte fare punë sepse nuk kishte fare lëvizje se nuk lejoheshin njerëzit të dilnin”, - thotë punonjësja e një dyqani prodhimesh deti. Ajo thotë se kanë aplikuar për të marrë pagën e luftës por ende janë në pritje. “Kemi aplikuar dhe jemi në pritje. Gjatë kohës kur ishim mbyllur jemi sajuar me pagesat vetë”

Edhe bizneset e dyqaneve agro-ushimore thonë se tani ka filluar të ndjehet kriza pasi njerëzit nuk kanë më para të blejnë. “Dobët jemi. Pandemia ka goditur gjysmë për gjysmë konsumin. Edhe tani që u hap lëvizja nuk është rritur xhiroja sepse njerëzit nuk kanë lek. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë, po punojmë me shumë sakrifica, me zor na del”, - thotë një tregtar fruta-perimesh që punon nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen.

Panorama që konstaton kryetar i opozitës është e njëjtë në të gjitha bizneset e kësaj zone që megjithëse ndodhet në një nga qendrat më të populluara po vuan rëndë krizën duke shënuar një rënie të blerjeve në masën mbi 50 përqind. “Sot mijëra biznese përballen me rënien e fuqisë blerëse, pamundësinë për të paguar qiratë edhe për muajt e izolimit, ndërsa xhiroja e tyre është në nivele minimale, faturat aforfe të energjisë janë më të larta edhe se një vit më parë ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të energjisë e po kështu edhe për faturat e ujit.

Këto së bashku me tatimet dhe taksat rrënuan ekonominë e po çojnë drejt falimentimit në masë të biznesit të vogël. Ky është shqetësimi që dëgjova sot nga të gjithë bizneset e vogla në njësinë 5 në Tiranë.

Mungesa e mbështetjes për ta dhe për konsumatorët nga qeveria po i çon drejt mbylljes shumë biznese familjare. Kjo gjendje është kudo në Shqipëri. Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare. RAMAVIRUSI ka prekur çdo degë të ekonomisë, pasiguria e papunësia po prek çdo pjesë të shoqërisë”, - u shpreh Basha nëpërmjet postimit në Facebook pas takimeve me banorët dhe bizneset e njësisë 5 në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...