Konfidustria ka pësuar 2 miliardë dollarë dëme, për shkak të izolimit nga pandemia e COVID-19.
Në një intervistë për "Edicionin e Pasdites" në Syri TV, Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku pohoi se vazhdimi i masave kufizuese do të dëmtojë më shumë industrinë në vend dhe dëmet do të rriten.
Buxhuku i bëri thirrje qeverisë të kthejë sa më shpejt në normalitet ekonominë e vendit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama po sillet si populist.
"Sot Shqipëria është e paprekur. Dhe pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Paradoksale është fakti se masat në letër nuk ishin jopërpjestimore me shkallën reale të rrezikut në vend. Çdo lloj shtrëngimi shoqërohet me një faturë financiare", tha Buxhuku.
Sipas tij, kriza nuk është menaxhuar siç duhet nga qeveria, ndërsa dëmi prej 2 miliardë lekësh është vlerë e llogaritur vetëm dy muaj, ndërsa shtohet çdo ditë.
"Kjo është e pafalshme dhe tregon që kriza nuk është mirëmenaxhuar. 2 miliardë është vlerë e llogaritur vetëm për muajt mars-prill. Është një faturë që rritet çdo orë nëse nuk kalon në normalitet", shtoi kreu i Konfindustrisë.
Sipas Buxhukut, sa më shpejt, politikbërësit në vend duhet të gjejnë strategjinë me të cilën do të punoj tani e tutje Shqipëria.