Pas Yuri Kim, Basha pret në zyrë ambasadorin gjerman, pritet takim dhe me ekspertët e ‘Zgjedhores’

E mërkurë, 27 May 2020 16:42

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një takim në selinë blu me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Takimi vjen një ditë pas vizitës së ambasadores amerikane, Yuri Kim në zyrën e tij, takim për të cilin palët thanë se ishte konstruktiv.

Nuk ka detaje rreth temës apo temave të diskutimeve mes Bashës dhe Zingraf, ndërkohë që në fokus besohet se është Reforma Zgjedhore dhe kushtet gjermane për integrimin.

Pasi të përfundojë takimin me diplomatin gjerman, Basha mësohet se do të takohet më ekspertët e opozitës të angazhuar në hartimin e reformës zgjedhore.

Kujtojmë se për miratimin e kësaj të fundit, është përcaktuar publikisht nga palët se do të jetë data 31 Maj ndërkohë që këto punime dhe miratimi i tyre në Kuvend, janë një nga kushtet kryesore gjermane për të cilat pritet të flasë edhe Bashkimi Europian këtë verë për Shqipërinë dhe integrimin e saj.

Login to post comments