Basha pas bisedës me Komisionerin Varhelyi: Vullneti politik, vendimtar për të përfunduar Reformën Zgjedhore

E Enjte, 28 May 2020 12:15

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës me komisionarin e zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me një postim në Twitter, Basha shprehet se biseda ka qenë e frytshme.

‘Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi.

E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore.

Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar'

Modifikuar më E Enjte, 28 May 2020 12:20
Login to post comments