Aleanca për Teatrin demaskon: Në ekipin negociator me BE, ata të gjashtët që meritojnë murin e turpit!

Hënë, 01 June 2020 12:34

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë të ditur sot se gjashtë nga shembësit e Teatrit Kombëtar, në vend që të dënoheshin për turpin e tyre, janë përfshirë në ekipin negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Aleanca, e revoltuar dhe e indinjuar për gjashtë këshilltarët bashkiakë, Romina Kukon, Dajna Sorensen, Ermira Gjeçin, Oltion Rrumbullakun, Ornela Çuçin dhe Ervin Meten, deklaroi se kjo ndodh në një kohë kur ata të gjashtë meritojnë t’u gdhenden emrat në një mur të përjetshëm turpi.

Në deklaratën e Aleancës thuhet:

Romina Kuko, Dajna Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltion Rrumbullaku, Ornela Çuçi dhe Ervin Mete janë vetëm gjashtë nga këshilltarët e bashkisë Tiranë të cilët më 14 maj në një procedurë të pamiratuar paraprakisht për t’u zhvilluar ashtu si u zhvillua – me email qarkullues, kanë votuar një ditë para asaj që ishte shpallur si ditë e mbledhjes së këshillit bashkiak për temën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Vetëm kaq do të mjaftonte që këta individë që paguhen me taksat e qyetarëve për një pozicion me status të lartë shoqëror, përtej pozicioneve që mbajnë si zëvendësministra e të tjera ndoshta po ashtu, të ngurronin dhe me vetëdije qytetare të votonin kundër ose të mos merrnin fare pjesë në procesin farsë që nxorri vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por këta individë bashkë me gjithë të tjerët – kryeshembësi Rama në artikullin e tij në Le Monde shprehej se vendimi i këshillit bashkiak kishte qenë unanim, vendosën që të mos vinin vetëdijen qytetare para urdhrit, presionit e ndoshta edhe interesit konkret që mund të kenë pasur të lidhur me shembjen e Teatrit.

Nuk do të na interesonin më tej këta emra, përveçse për t’i vendosur në një mur të përjetshëm turpi që do t’i vijë dita shpejt që të bëhet, sikur të mos ishte fjala edhe për diçka tjetër të rëndësishme.

Këta gjashtë individë në vend që të dënohen që të mos kenë më punë fare me çështje shtetërore, janë bërë pjesë e ekipit negociator për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Me ç’fytyrë do t’u dalin përballë kolegëve europianë këta individë kur kanë votuar për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë të shpallur trashëgimi kulturore europiane nga Europa Nostra e cila financohet me fonde të Bashkimit Europian?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...