Vokshi: Rasti i vajzës së dhunuar tregues i dështimit të shtetit. Pse hesht ministrja Shahini?!

Hënë, 01 June 2020 22:01

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, e ka cilësuar një ditë të trishtë 1 qershorin në Shqipëri për fëmijët.

Vokshi kujton edhe rastin e vajzës së dhunuar nga roja i shkollës si një dëshmi të dështimit të shtetit.

 

‘Sot është 1 qershori. Një ditë që duhet të ishte e mbushur me zërat gazmorë të fëmijëve dhe gëzimin e tyre të ciltër. Por sot, 1 qershori nuk ishte i tillë, ishte një ditë e trishtë.

 
 

U mendova shumë për të shkruar një mesazh standart urimi për të gjithë fëmijët. Por si t’i uroja ato qindra mijëra nëna që sot nuk kanë me c’ti gëzojnë fëmijët e tyre? Ccfarë urimi të bëja për nënat me sytë e trishtuar e me lotë për fëmijët që janë larguar për një jetë më të mirë?? Ccfarë urimi mund t’i bëja mijëra fëmijëve që nuk marrin dot kura e ilace sepse shëndetësia falas ishte një mashtrim i madh? Po për ata dhjetëra mijë fëmijë që nuk kanë asnjë mundësi arsimimi sepse nuk shkojnë dot në shkollë dhe Qeveria nuk ju mundëson as internetin falas për mësimin on line??

 
 

Ndaj vendosa që sot të solidarizohem me lotin dhe dhimbjen e cdo nënë që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën e saj 3 vakte në ditë; me prindërit që detyrohen t’i nxjerrin fëmijët për të mbledhur qymyr për disa qindarka më shumë; me nënat që sot vuajnë dhunën e përditshme insitucionale të shtetit që i ka braktisur.

Në mëngjes lexova një status drithërues të gazetares Anila Hoxha, e cila kishte shpjeguar me detaje, që shumë prej nesh nuk i dinin, një ngjarje tronditëse të bërë publike ditët e fundit. Ishte një histori tronditëse e abuzimit me një vajzë të mitur vetëm 15 vjec nga roja I shkollës dhe disa të rinj. Jo vetëm ngjarja ishte shumë e rëndë, por më ulëritës ishte fakti që as drejtori i shkollës, as psikologu, as mësuesit, as policia, as punonjësi i sigurisë, as fqinjët….askush nuk kishte folur, askush nuk kishte reaguar aq më pak dënuar...

Ky është rasti tipik kur propaganda e Ramës me projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzën e mitur, viktimë e rojes maniak, që merret në mbrojtje nga drejtuesi I shkollës, që me shumë gjasa urdhëhiqet vetëm nga urdhëri partiak e jo nga ndërgjegja e përmbushjes së përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ky është rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fëmijët, por kriminelin, përdhunuesin e trafikantin.

Ky është rasti tipik i asaj ndjenje paniku që ndjen cdo nënë që i con fëmijët në shkollë e rrin me frikën që atje mund t’ja dhunojnë sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzës nuk heton.

E si në cdo rast të ngjashëm, Ministrja #Shahini shkëlqeu me heshtjen e saj. . .

Po si nuk pamë një reagim të grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zëvendësministre? Apo drejtuese të tjera? Apo mirëqenia e nje vajze nga një familje e thjeshtë në Kamëz, nuk hyn në axhendat e tyre të ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet për arritjet propagandistike e plot statistika shumengjyrëshe në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve që nuk harrojne t’i dërgojnë të paketuara bukur në cdo ambasade apo organizëm ndërkombëtar.

Nuk arrij të kuptoj si është e mundur që një Ministre e Arsimit nuk reagon për një ngjarje kaq të rëndë??? Po për cfarë dreqin duhet një ministre që nuk reagon për asgjë e hesht për cdo gjë?

A ka ndonjë ndjenjë faji kjo grua për derexhenë ku e ka katandisur arsimin? Kur në oborret e shkollave shitet drogë dhe brenda shkollave nxënëset ngacmohen, dhunohen e përdhunohen edhe nga mësues e roje??

A e bën gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjë ndjesi meqenëse asgjë s’e lidh me realitetin që ne jetojmë në Shqipëri?? E meqenëse nuk është për asgjë, le të ikë sa më parë!!!

Ku janë shoqatat në mbrojtje të fëmijëve që nuk flasin?? Kaq pak vlerë ka një jetë e mirëqenë dhe e dinjitoze për një vajzë të mitur sa nuk merr dot as vëmëndjen e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare për reagim??

Që nesër kjo ngjarje të mos na ndodhë ne, duhet që sot të reagojmë të gjithë ndaj sistemit shkollor të kalbur, thellësisht të politizuar, të paaftë që ka ngritur Rama – Nikolla – Shahini.

Në vetëm një vit sa raste ngacmimi, dhunimi e përdhunimi të vajzave të mitura brenda shkollave. A ju kujtohet rasti i Kavajës ku një vajzë e mitur u dhunua nga disa djem? Apo rasti i Arapajt ku një vajzë u dhunua brenda ambjenteve të shkollës nga djali i kryeplakut? Po rasti Fierit ku nxënësja u ngacmua nga mësuesi /it? A ka vepruar drejtësia për këto raste? Në dijeninë time, në asnjërin prej këtyre rasteve organet e drejtësisë nuk kanë bërë drejtësi, sepse dhunuesit kanë lidhje me partinë shtet.

E në këtë 1 qershor në vend të një urimi, unë kam vetëm një mezash për cdo nënë:

Mbroni vetë #Fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!!!

#MbroniFëmijëtTuaj

#ShtetiMungon’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...