Shqipëria në errësirën e krizës
Shqipëria sot është në krizë. Në krizë konsumi, krizë investimesh, krizë mbylljesh masive biznesesh, në krizë besimi në ekonomi.
Ka disa arsye se pse ne sot po vuajmë pandeminë më shumë se shumë vende te tjera dhe pse 50% e shqiptarëve parashikohen të jenë të varfër. Së pari niveli i ulët i ndihmës ekonomike që rezervoi qeveria shqiptare për qytetarët e saj. kjo ndihmë sipas FMN rezulton të jetë realisht 0.86% e PBB-së dhe është më e vogla në rajon. Së dyti, varësia e ekonomisë shqiptare nga eksporti i cili ka rënë me 44% këto muaj dhe pritet të bie edhe më shumë. Së fundi, vendi jonë ka një varësi nga turizmi i cili pritet të goditet minimalisht me 5 pikë përqindje.
Tani për çdo shqiptar kriza është e dukshme dhe e prekshme. Bizneset po mbyllen përditë, vendet e punës po humbasin ndërsa askush nga qeveria që pretendon se merr vesh nga ekonomia nuk flet. Të vetmit që flasin janë ato që kanë marrë përsipër t’i shtrydhin shqiptarët për të nxjerrë milionat e eurove për PPP.