Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pas mesazhit të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për Reformën Zgjedhore.
“Faleminderit Komisionerit Oliver Varhelyi për përkushtimin për konsensus të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri: Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbullyr reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor.
Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e një prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin europian të Shqipërisë,” tha Basha.
Më herët, Komisioneri për Zgjerimin kërkoi arritjen e një marrëveshje.
“Reforma elektorale në Shqipëri: Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje.
Kjo është një reformë e rëndësishme që dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej.
Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,” shkroi ai në rrjetet sociale.