Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
Takimi zgjati rreth dy orë në rezidencën e Yuri Kim, ku i pranishëm ishte ambasadori britanik Duncan Norman dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Petrit Vasili kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për Reformën Zgjedhore.
Eshte njoftuar se do të mblidhen sot në orën 17:00.