Tahiri: Qeveria 'Hoti' ka shumicën në parlament. AAK dhe LDK histori bashkëqeverisje

Tuesday, 02 June 2020 23:17

Në një intervistë via Skype nga Prishtina për "A-Show" në Syri TV, Besnik Tahiri, i cili është kandiduar si zv/kryeministër në qeverinë e Avdullah Hotit, është shprehur se mazhoranca e re në Kosovë ka shumicën dhe votimi në parlament është vetëm një rutinë.

"Kjo qeveri e ka shumicën. Duhen 61 vota. Kjo nuk është qeveri e dobët. Ka një koalicion mirëbesimi të dy partive që kanë një histori bashkëqeverisje, AAK dhe LDK.", tha Tahiri.

 
 

Sipas tij, shkak që Kosova është në këtë situatë është faji i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili, tha Tahiri, ndërmori vendime që bien ndesh me marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.

 
 
 

"Zoti Kurti në kohë pandemie bëri disa veprime që as unë nuk i kuptoj për shkak se provokoi zgjedhjet duke patur një politikë tejet autoritare. Duke marrë vendime që bien ndesh me marrëveshjen me LDK. Shkarkoi ministrin e brendshëm pa paralajmërim. Kurti neglizhoi situatën në Kosovë. Kosova është i vetmi shtet që në kohë pandemie është pa fuqi parlamentare. Kjo qeveri është rrëzuar me 2/3-at. Vetëvendosje ka fituar një deputet më shumë se LDK dhe pas një veprimi të papërgjegjshëm të themi hajde shkojmë në zgjedhje. Kjo ka ndodhur kur parlamenti është shkarkuar i gjithë, nga të gjitha partitë", tha Tahiri.

 
 

Sa i përket emërimit të tij si zv/kryeministër i parë, Tahiri deklaroi:

"Është përgjegjësi që duhet të kthehet në punë. Ajo që dua të them, anglezët kanë një fjalë "nëse do të shkosh shpejt, shko vetë. Nëse do të shkosh me rezultat, shko me ekip". 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...