Këshilli Politik mblidhet sërish sot në rezidencën e ambasadores Yuri Kim

E mërkurë, 03 June 2020 10:04

Kanë zgjatur më shumë se 9 orë negociatat për Reformën Zgjedhore mes palëve politike në Shqipëri, të zhvilluara një ditë më parë në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, nga ku duket të ketë pasur më shumë afrime, por jo zgjidhje përfundimtare.

Megjithatë, dita e sotme pritet të jetë vendimtare për një marrëveshje.Pritet, që mbledhja e Këshillit Politik, që do të nisë rreth orës 11:00 të ketë më në fund një shenjë pozitive.

Një ditë më parë bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së.

Ambasadorët nuk kërkojnë asgjë më shumë nga palët se sa respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Sipas gazetarit Gjencaj, ngërçi kryesor ku palët ende nuk kanë gjetur dakorëdësi është administrata zgjedhore.

“Maxhoranca është për depolitizim të plotë të komisioneve zgjedhore, kurse PD kërkon më shumë garanci. Nëse aplikohet 100% identifikimi biometrik në komisone është dakord të jenë të depolitzuara por kërkon vëzhgues, nga ana tjetër PD kërkon që nëse ka identifikim biometrik të pjesshëm, KZ-të të jenë me përfaqësi politike”,- sqaroi ai.

Nuk dihet ende nëse do të arrijnë palët në një marrëveshje. Ajo që dihet është fakti se një ditë më parë të tre diplomatët evunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...