Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një mesazhi ka uruar Avdullah Hotin si kryeministër të ri të Kosovës dhe i ka uruar suksese qeverisë së re në Prishtinë.
Basha shprehet se i uron qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti përmbushje të të gjitha objektivave.
Mesazhi i Kryetarit Basha per qeverine e re te Kosoves:
Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.
I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.
Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.