Reforma zgjedhore është epiqendra e bisedimeve politike të ditëve të fundit.
Pas 2 ditë takimesh të gjata në rezidencën e SHBA, sot takimet janë zhvendosur në selinë e delegacionit të BE-së në Tiranë.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.
Pikërisht me këtë të fundit mësohet se kreu i opozitës Lulzim Basha, po zhvillon një takim-drekë pune ku temë e bisedës është reforma zgjedhore.