Një gisht, një votë

Diel, 07 June 2020 10:03
Nga Artan Hoxha 
 

Maratona negociuese në Këshillin Politik mbi administrimin zgjedhor përfundoi me një ndryshim të dobishëm dhe me një mosndryshim po aq të dobishëm. 

Kontrolli i identitetit të zgjedhësit me shenjën e gishtit nga aparati elektronik në çdo qendër votimi është e reja më e rëndësishme dhe më e dobishme e procesit administrativ të zgjedhjeve. Ruajtja e të njejtës metodë të formësimit të komisioneve zgjedhore në qendra votimi e numërimi, me përbërje të barabartë qeveri-opozitë, siç ka qenë që nga viti 2005, ishte mosdryshimi, aspak paradoksal, me i dobishëm. 

Ne zgjedhjet tona jane te mirenjohura rastet e votimit ne emer e ne mungese te personit. Ne nje pjese te madhe te rasteve kjo ka qene me efekt neutral ne rezultat, si p.sh. votimi familjar ne zonat rurale. Por duket se nuk jane te pakta rastet, shtuar shume ne zgjedhjet me te fundit, e asimetrise se ketij fenomeni ne favor te kandidateve te qeverise. Ketu futen edhe rastet e “sekuestrimit” te dokumentit te identifikimit kundrejt pageses dhe/ose kercenimit te votuesve te pales tjeter, me dy mundesi keqperdorimi: votim ne emer te personit (nje apo disa here) ose mosmarrje pjese e ketij votuesi kundershtar ne votim.

 

Me perjashtim te rastit te dekurajimit te votuesit per te mos marre pjese ne zgjedhje, rastet e tjera jane te zgjidhshme nga identifikimi elektronik i votuesit me shenjen e gishtit. Ndonese off-line, sistemi qe eshte menduar te perdoret ruan provat e veprimit dhe lejon kapjen e abuzimeve dhe abuzuesve ne kohe te shpejte e me fakte te pakundershtueshme. Kjo mundeson gjithashtu korigjimin e efektit te prodhuar ne rezultat nese do te kete “guximtare te cmendur”, qe te marrin ne sy denimin e do te hedhin ne kuti vota fiktive.  

Ky sistem i ri elektronik modernizon, lehteson dhe garanton me mire administrimin zgjedhor e, ne rast suksesi, do t’i hape rruge edhe moduleve te tjera te votimin dhe numerimit elektronik. E ardhmja i takon elektronikes. E sigurte qe keshtu do te jete, ne mos pese, te pakten dhjete vite me pas. A nuk u perdor elektronika masivisht edhe gjate muajve te pandemise?

Me pa te drejte, gjate negociatave, pranimi i ketij sistemi nga qeveria u quajt si favor ndaj opozites. Kete gabim e bene edhe nderkombetaret e Tiranes por jo ata te Berlinit, Brukselit, Londres dhe Washingtonit. Identifikimi elektronik i votuesit i ben mire votimit, votuesit dhe administrimit zgjedhor. I ben mire Shqiperise. Gabimi u kuptua. Edhe vete Kryeministri ne Opinion u terhoq nga trajtimi si koncension a favor per opoziten. Beri mire.

Nje sistem i ketille duhej te kishte qene instaluar pa qene nevoja e kerkeses vijuese e insistuese te opozites. Sic jane futur ne perdorim sisteme elektronike ne shume sherbime publike e vijon te behet,  mund te ishte bere me kohe e vakt edhe ne administrimin zgjedhor. 

Ndaj jane pa vend pretendimet e qeverise per mungese kohe, pretendime qe ushqejne dyshimin se qeveria vijon te mos e doje ndonese formalisht ia ka lene si detyre nje nen/komisioneri te emeruar nga opozita, e me gjasa qeveria ne vend qe ta mbeshtese do ta pengoje e zvarrise instalimin e nje sistemi te ketille.
Sa per idene e “depolitizimit” te komisioneve zgjedhore permes shortit s’mbeti i madh e i vogel pa e kuptuar se, ne rastin me te mire, kjo ishte nje idiotizem me brire e, ne rastin me te keq, nje avantazh numerik i qeverise ne komisionet zgjedhore me efekt ne vendimmarrje. 
Idiotizem se ne shorte do merrni pjese me se shumti, e me gjasa te vetmit qe do pranonin detyren, militantet e te dy krahave. Asnjanjesit veshtire se do pranonin te kuturisesin ne aventura te ketilla me qeder. 

Sa per nepunesit e shtetit, per te cilet renia e shortit do te perbente detyrim ligjor per te kryer detyren e komisionerit, keta jane, si rregull, me militantet e militanteve, se per kete kriter jane marre, jane mbajtur a jane hequr nga puna. 

Cdo parti ka hequr ca, por jo te gjithe te kundershtarit, e ka sjelle te vetet. Kjo ka ndodhur pas cdo pale zgjedhjeje me amplitude ne renie.  Per rrjedhoje, stoku i nepunesve shteterore, ne shumicen e vet eshte militant bipartisan – ata te partise ne pushtet rrine kokelart e ata te partise opozitare rrine kokeulur deri kur tu vije radha per nderrim rolesh. Nje pakice jane apolitike ose qe e marrin lehtesisht anen politike te radhes.

Te krijosh nje sistem te ri e te komplikuar rregullash e procesesh per te formuar komisione zgjedhore cilesisht po aq militante sa edhe kur komisioneret emeroheshin direkt nga partite nuk ia vlen fare barra qerane, as per te prodhuar nje genjeshter depolitizuese qe askush nuk e beson.

Duket as vete Kryeministri nuk e besonte argumentin qe dha ne Opinion se nderrimi i formes se emerimit ndikon psikologjikisht ne sjelljen e njeriut - nga militant u bekarka shtetar – e, ndersa vete ai pohonte se komisionet partiake nuk kane shkaktuar zullume po vete e kuptoi se nuk ia vlente te insistonte ne dicka qe ose nuk do t’i jepte ndonje avantazh me rendesi ose, perceptuar si perpjekje per te marre avantazh numerik ne sistemin e komisioneve, do te behej e papranueshme jo vetem per kundershtaret opozitare por edhe per arbitrat nderkombetare. 

Ndaj hoqi dore. Beri mire.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...