Presidenti Meta dekreton ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike

Hënë, 08 June 2020 11:21

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike.

Meta dekretoi këtë ligj, Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”.

Dekreti i nënshkruar nga presidenti Ilir Meta:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENT

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

 

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11506

Tiranë, më 08.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Login to post comments