Mafia politike ka armë të mbijetesës shpifjen dhe denigrimin!

Hënë, 08 June 2020 18:19
NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI 

Shumë e thjeshtë! E merr fotografinë e një milici serb, e monton dhe e shet si foto të babait të Vjosa Osmanit, duke i vënë diçiturën "Babai i Vjosës bashkëpunëtor i Serbisë"! Diktatorët e shekullit të kaluar do ta kishin zili këtë lloj persekutimi që në kohët e sotme e mundëson teknologjia.

 Por odiseja nuk ndalon këtu: Për veprën denigruese dhe shpifjen shtazarake të radhës njoftohen të gjitha portalet dhe mediat pro mafies! Ato rreshtohen në anën e presekutorëve mafiozë në pushtet, në Kosovë e jashtë Kosove, duke e përhapur lajmin me shpejtësinë e dritës në të gjitha skutat e errëta të shpellave, ku jetojnë hajdutë, grabtiqarë, qenie njerëzore mizore e të pashpirt, shërbëtorë të bindur, lajkatarë të neveritshëm, shkurt të gjitha qelbësirat e shoqërisë dhe politikës!

Qëllimi: Të denigrojnë një figurë emblematike të një vendi, i cili ka aq shumë nevojë për figura të tilla! Të diskreditojë kryetaren e Kuvendit të Kosovës, sepse atë e mbështet mbi 70 përqind e popullit të vet, ndërkohë që mafiozët, tradhtarët, politikanët, të cilët e kanë plaçkit atë vend, kanë rënë në kuotat e 18 përqindëshit, gjysma prej të cilëve janë njerëz të të njëjtit kallëp dhe gjysma tjetër ende të gënjyer nga propaganda e luftës për çlirimin e Kosovës!

Efekti i paramenduar: Të gënjehet kush të gënjehet! Të çoroditet kush të çoroditet! Të mashtrohet kush të mashtrohet! Të distancohet kush të distancohet! Ndërsa efekti real ka të bëjë me faktin se qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët tashmë kanë një intuitë të zhvilluar dhe shpejt dalin prej kllapisë që shkaktojnë lajmet e rreme. Kësisoj vetëm sa shtojnë radhët e atyre që e mbështesin pa kushte viktimën e shpifjes së radhës, në rastin konkret, Vjosa Osmanin.

Por Vjosa është një person me ndërgjegje, me koshiencë dhe nënkoshiencë të zhvilluar. Ajo është njëkohësisht grua e si e tillë sensibël dhe me sedër.  Ndaj ajo do të reagonte. Sa më i ashpër të ishte ose të jetë reagimi i saj, aq më shumë krekosen ziliqarët, cmirxhinjtë, mafiozët, antishqiptarët! Ata thonë: "Ja, ia arritëm qëllimit! E nxorëm Vjosën nga vetja e në terrenin tonë!" Ndaj në kësi rastesh, si Vjosa si dikush tjetër, është mirë të ndjekin taktikën e heshtjes së moderuar, të një lloj heshtjeje që i vret kundërshtarët, një asish që i bën ata të çmenden nga dilema se "Ku e gjen Vjosa këtë forcë për të qenë kaq indiferente, kaq e vendosur, kaq mospërfillëse"?!

Në fakt kryetarja e Parlamentit nuk e tejkaloi të drejtën e saj reaguese. Thjesht sqaroi të vërtetën dhe u zotua se do t'i drejtohet drejtësisë. Megjithatë pati pak nervozizëm. Pikërisht ajo që nuk duhej të ndodhte. Qëllimi dhe goditja e parë e grupimeve mafioze lidhet pikërisht me këtë objektiv: Ta nervozojë kundërshtarin, objektin kundër të cilit drejtohet shpifja. Ndërkaq duhet menduar se në këtë shpifje është investuar edhe Beogradi. Sepse mafiozët politikë e jo politikë të Prishtinës nuk hedhin asnjë hap pa Beogradin dhe mbështetjen e tij të gjithanshme (edhe financiare)! 

Por ajo që duhet ta shqetësojë shoqërinë kosovare në këtë rast dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, ka të bëjë me ngritjen në nivel të saj për të ndëshkuar konspiracionistët e llojit të diktaturave, të cilët i shërbejnë mafies shqiptare e serbe, pra mafies rajonale!

Demokracia është rend dhe sistem i kundërt me diktaturat. Shpifjet politike dhe rrenat e paskrupullta janë tipar i totalitarizmave dhe autoritarizmave, të cilat favorizojnë mafien, tradhtitë dhe grabitjen e pasurive kombëtare. Duke ndëshkuar grupimet politike tashmë të njohura si grupime mafioze, të cilat gjithashtu fabrikojnë rrena e shpifje si ajo për babanë e Vjosa Osmanit, shoqëritë tona ndërtojnë të ardhmen e sigurt të demokracisë dhe të lirisë. Shpifja me qëllime denigrimi është armë e pandershme e sistemeve autoritare mafioze në rastin konkret për ta mundur kundërshtarin konkurrues e të ndershëm dhe për ta shuar shpresën e qytetarëve për të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...