Drejtori i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ishte i ftuari i gazetares Armela Ferko në Syri TV, ku vëmendja kryesore ishte te masakra mjedisore që po ndodh në Durrës dhe në Manëz.
Sipas inxhinierit, ky është një krim që pritej prej të paktën dy vitesh.
"Ky ishte një krim në pritje. Ka të paktën dy vjet që Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur emergjencën mjedisore për zonën e Porto Romanos. Qeveria hapi thesin dhe vuri në dispozicion 15 milionë euro që shkuan në xhepat e Ramës, Ahmetajt, Lefter Kokës dhe Klodian Zotos", u shpreh Malltezi në intervistën e tij për Syri TV
Sipas specialistit të mjedisit, mbetjet në fjalë mund të sjellin rreziqe të mëdha për banorët e zonave përreth.
"Mund të shkaktojë edhe kancer te banorët që marrin ujin e pijshëm, qoftë edhe 300 metra tutje. Pra këto mbetje që hidhen janë një rrezik afatgjatë për të gjithë banorët aty. Ndërkohë inceneratorët u krijuan që të vidheshin disa miliona euro më tepër. Do mjaftonte vetëm një incenerator, jo tre. Plus që janë shumë larg. Nuk ka fizibilitet. Për një ton mbetje të shkon më shumë transporti se kostoja e trajtimit të mbetjeve", tha Malltezi.
Intervista e plotë: