PD e denoncoi për armëmbajtje pa leje, Prokuroria: Agron Malaj i dënuar, por ligji nuk e penalizon të ushtrojë detyrën

Tuesday, 09 June 2020 11:20

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Matit Agron Malaj se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria ka kthyer përgjigje në lidhje me Malajn, pas hetimeve që ka kryer. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet.

Akuza e PD: Agron Malaj i dënuar për armëmbajtje pa leje

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, se nuk mund të vazhdojë detyrën për shkak se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, tha se Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, pasi është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

“Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ të administrojë pa vonesë vendimin e Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Agron Malajn”, tha Bardhi.

Sipas vendimit të dënimit, publikuar nga PD, Malaj rezulton i dënuar në vitin 1999. Më vonë ai ka qenë pjesë e Gardës së Republikës, madje ka qenë në detyrë në 21 janar 2011, ku gjatë protestës para Kryeministrisë humbën jetën 4 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

Modifikuar më Tuesday, 09 June 2020 11:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...