Paqe pas Reformës Zgjedhore? Kryemadhi: Nuk ç’tensionohet situata me një draft, s’është arritur ndonjë gjë e madhe

Tuesday, 09 June 2020 21:22

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se situata politike nuk është ç’tensionuar me Reformën Zgjedhore.


Ajo nuk e sheh atë si një arritje të madhe pasi është bërë vetëm një draft për administrimin zgjedhor dhe kjo për Kryemadhin nuk është zbulimi i shekullit.

Pozitivja që u arrit sipas Kryemadhit është se Rama doli zbuluar që donte të kapte komisionet zgjedhore si dhe kjo është një dritë jeshile për BE.

”E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit. Çështja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet  e BE për negociatat. Në këto kushte është dhe opozita pjesë e dakordësisë, për miratimin e Reformës me konsensusin e gjithë palëve.

Ne mundohemi të themi është ndonjë gjë, është vetëm një draft i administrimit zgjedhor, që nuk është një arritje e madhe, nuk është arritje për opozitën. Sepse nuk është fitore, duhej bërë me kohë. Identifikimi biometrik pastaj ka të bëjë me shenjat e gishtave, vendosjen e tyre si në pikat kufitare. Pra shmang mbushjen e kutive në komuna që nuk jeton njeri. S’mund të them votën familjare, pasi kur kryefamiljari detyron familjen nuk ke çfarë i bën. Por në Orenj të Librazhdit për shembull ku janë 3500 zgjedhës dhe nuk jeton njeri, madje edhe dhelprat me ujqërit nuk janë. Apo si rasti i Krujës me 600 emigrantë. Pra s’mund të lejosh komisionerët të mbyllin dyert dhe të mbushin kufijtë.

Nuk ç’tensionohet situata me një draft, por me xhepat e shqiptarëve duke u dhënë atë që u takon. Pozitivja është se doli Rama zbuluar me kapjen e komisioneve dhe administratën zgjedhore, dhe më pas u tërhoq duke pranuar komisionet e vjetra, dhe kjo dakordësi u dha dhe nga BE.

Për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të ardhshme do të jenë këto komisione. Humbja e popullaritetit të Rilindjes është e madhe. Mendoj që do ishte një pozitive, pasi krijon një dritë jeshile për BE që në njëfarë mënyrë kur ka një logjikë dhe ulet bashkëbisedim shumë të fort, shumë me nota të ashpra teknikalitetesh.”- tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...