Dvoranin nuk e mbante ligji,e mbante Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

E Enjte, 11 June 2020 21:38

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë. Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, ndërsa relatorja e çështjes Marsela Shehu ka deklaruar se Dvoranit i ka mbaruar detyrimi kushtetues për të pritur pasardhësin e tij dhe se qëndrimi në detyrë mbi afate cenon dhe vë në rrezik parimet e Kushtetutës.
KLGJ ka vendosur mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër.
Me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ku është për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë mbledhjes, shumica e anëtarëve u shprehën për mbarimin e mandatit të Dvoranit.
Dvoranit seç i dolen 100 milion leke te vjetra te padeklaruara‎ dhe vetingu i shkalles se pare ia quajti harrese dhe ia fali. Dvorani duhej per me tej.‎Per Mucin qe i doli Rames nga skema sepse e emeroi Presidenti gjyqtar kushtetues, vetingu funksionoi. Ndersa per Dvoranin qe i duhej Rames sepse ishte gjyqtar i larte dhe kryetar i KED, nuk pati veting por dveting.
Para Dvoranit rane jo vetem nenet e ligjit, te Kushtetutes, parimet e saj, por edhe maksima themelore e Drejtesise: “Ligji eshte i barabarte per te gjithe”. Per Dvoranin ligji ishte me i barabarte se per te tjeret. Pikerisht per kete e zgjodhi dhe e mbante Rama,per degradimin e Gjykates Kushtetuese.
Edhe Raporti i Komisionit të Venecias për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e “kapi në flagrancë” kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, në shkelje të Ligjit Themeltar të Shtetit.
Kreu i shtetit, Ilir Meta disa muaj me pare e kallëzoi në SPAK Ardian Dvoranin në lidhje me përplasjen për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta e ka cilësuar atë si shërbëtor të Partisë Socialiste, ndërsa gjatë sulmeve të tij ka deklaruar se kreu i KED-së i ka rrëmbyer kompetencat PresidentiT të Republikës mbi emërimin e anëtarëve në Kushtetuese. Më 19 nëntor, Meta nënshkroi kallëzimin penal me akuzën për “shpërdorim detyre” ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.

Modifikuar më Premte, 12 June 2020 09:11
Login to post comments