Eurodeputetët: Shembja e Teatrit ndikon në hapjen e negociatave

Premte, 12 June 2020 10:50

Tre eurodeputetë i kanë dërguar një kërkesë Komisionit Evropian, ku pyesin nëse ky organizëm ka dijeni për dhunën e ushtruar në mëngjesin e 17 majit gjatë prishjes së Teatrit Kombëtar dhe a do ndikojë shembja e godinës në hapjen e negociatave.

Mënyra e shembjes së Teatrit Kombëtar në mëngjesin e 17 majit, dhuna që e shoqëroi, dhe sjellja e qeverisë me objektet e trashëgimisë kulturore, duket se ka shqetësuar jo pak deputetët e parlamentit Europian. Tre prej tyre Lidia Pereira, Maria da Graça Carvalho, Claudia Monteiro de Aguiar eurodeputetë të grupimit parlamentar të Partisë Popullore Europiane i kanë parashtruar KE-së dy pyetje, që lidhen me faktin nëse ishin apo janë në dijeni të arrestimit të protestuesve si dhe për impaktin që ky veprim ka mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave.

“Bashkimi Europian ka një politikë fqinjësie të rrënjosur në bashkëpunimin politik, mbështetjen për zhvillimin ekonomik e social dhe mbrojtjen e vlerave që përkufizojnë projektin europian. Siç u pa edhe te samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor në 6 Maj (e cila rezultoi në një paketë ndihme prej 3 miliard eurosh), afrimiteti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor është një shembull shumë i mirë i kësaj politike, e cila përfshin 6 vende kandidate bashkë me Shqipërinë. Në 17 Maj, autoritetet shqiptare shkatërruan Teatrin Kombëtar në Tiranë, një ndërtesë e vlerësuar nga Europa Nostra si një prej shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë. Shembja e ndërtesës u dënua nga Presidenti i Shqipërisë dhe nga shumë institucione shqiptare dhe europiane. Forcat shqiptare të sigurisë arrestuan me dhjetëra protestues, gjatë shembjes, përfshirë këtu edhe figura politike, gazetarë dhe aktivistë. Liria e shprehjes është një prej shtyllave të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Këto liri janë dhunuar”, thuhet në letrën e dërguar prej tre eurodeputetëve.

Më tej ato i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehet nëse është në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit, dhe ndikimin që do të ketë ky veprim në hapjen e negociatave. “A është Komisioni në dijeni për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit? Çfarë impakti pret Komisioni që të ketë ky veprim mbi politikën e fqinjësisë shqiptare dhe hapjen e negociatave?”, thuhet në reagimin e tre eurodeputetëve.

 

Akuzat
Ndërkohë ditën e djeshme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar në SPAK, akuzën ndaj Edi Ramës, Erion Veliajt, dhe Sandër Lleshajt për një sërë akuzash që nga shpërdorimi i detyrës, shkatërrimi i pronës, korrupsioni, organizatë kriminale, si dhe kryerja e veprimeve të paligjshme në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Së bashku me zyrtarët e sipërpërmendur, nën akuzë nga AMT janë dhe të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak, së bashku me drejtoreshën e IKMT Dallandyshe Bici dhe specialistët e Institutit të Ndërtimit që bënë akt-ekspertizën ku u bazua më pas Bashkia e Tiranës për shembjen e godinës. Në fjalën e tij, regjisori Edmond Budina tha se artistët do t’u rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilin është lemerisur e gjithë bota.

“Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do t’u rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilin është lemerisur e gjithë bota, ne do t’u rrimë pas qafe, nuk do të heshtim. Kryeministri ka thënë forcat RENEA nuk kanë qenë fare në teatër, ndërsa ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për eksploziv. Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh. Edhe objektet tona personale janë vjedhur atë natë, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës”, u shpreh Budina.

Aksioni
Prishja e teatrit Kombëtar u krye të dielën e 17 majit në orën 4:15 të mëngjesit. Me mijëra forca policie, rrethuan godinën ku prej më shumë se dy vjetësh qëndronin artistët në ruajtje të saj. Bashkia dhe qeveria me anë të kryeministrit kanë këmbëngulur se Teatri nuk ishte objekt i trashëgimisë sonë kulturore, madje kreu i Bashkisë Veliaj ka shkuar deri aty sa ta quajë dhe “Stallë kuajsh”, por shumë nuk mendojnë kështu.

Krah arkitektëve, historianëve apo dhe vetë artistëve kanë dalë dhe institucionet e BE-së, të cilat kanë shkuar deri aty sa të vënë në dyshim dhe hapjen e negociatave për shkak të këtij veprimi. Kjo ka vënë në një situatë aspak të favorshme qeverinë Rama, e cila u detyrua të tërhiqej nga ndërtimi i kullave aty, siç ishte projekti fillestar.

Në vend të teatrit kombëtar të ndërtuar nga arkitektët italianë, qeveria me anë të bashkisë ka vendosur të ndërtojë një tjetër objekt, vepër e arkitektit Bjarke Ingels, një strukturë futuriste, që nuk i përshtatet aspak filozofisë së arkitekturës të ndërtesave përreth.

Gjithsesi, mediat ndërkombëtare dhe ato vendase shkruajnë se pas këtij veprimi qëndrojnë afera të forta korruptive. SPAK, tashmë ka në dorë dhe një akuzë tjetër të ngritur më parë nga AMT, për të cilën është shprehur se po kryhen hetime./Mapo.al

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...