'Besa, na preve në besë, provimi një tallje': Maturantët i dërgojnë peticion ministres

Premte, 12 June 2020 12:44

Është ashpërsuar protesta e maturantëve përpara Ministrisë së Arsimit. Me thirrjen “Besa, na preve në besë”,”Dëgjoni zërin tonë”, ata kanë përpiluar një listë kërkesash për ministren e Arsimit ku i kërkojnë të rivlerësohet provimi shtetëror i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që ata dhanë dje.

“Ai nuk ishte provim, ishte tallje me ne”, thanë gjimnazistët e irrituar, pasi sipas tyre, teza e provimit nuk kishte lidhje me programin e tyre mësimor , nuk kishte lidhje me atë që u ishte thënë të mësonin dhe nuk ishte mbajtur premtimi që nuk do të kishte pyetje nga leksionet e dhena online në muajt e karantinës.

Maturantët janë tallur me një pyetje që u ishte dhënë në provim se nuk po po testoheshin për 12 vjet studim të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por për “Turin”, një personazh që u ishte sjellë ndër pyetjet.

Por, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesat, sepse notat e provimeve shtetërore iu ulin mesataren dhe do të ndikojnë në përzgjedhjen e degës së studimeve në universitete.

Deri tani, nga Ministria e Arsimit nuk ka pasur asnjë reagim ndaj protestës dhe madje nuk janë publikuar as përgjigjet e testit aq të debatueshëm të Gjuhës Shqipe dhe Letërisë.

 
 

 

Modifikuar më Premte, 12 June 2020 12:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...