Lojë e rrezikshme e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore

Premte, 12 June 2020 16:07

Opozita parlamentare ose “opozita e blerë” ka propozuar sot, si pjesë të reformës elektorale, heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Një kërkesë e tillë nuk ka lidhje me listat e hapura dhe as me sistemin, por është një porosi e Edi Ramës për të mos lejuar bashkimin e opozitës.

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot këtë skemë të Edi Ramës për të mos lejuar krijimin e koalicionit të Opozitës së Bashkuar. Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se pengimi i koalicioneve është tentativa e dytë e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet.

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxori kokën më në fund! Fundin e ka të sigurt: humbje politike dhe ndëshkim ligjor për atë çka i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve! Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerëzit e shtetit qe i ka të punësuar, duke i shitur si “komisionere te depolitizuar”. I ngeci sharra ne gozhde! Tashme po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar! Kërkon te ndryshoje Kushtetutën për të hequr koalicionet !!! Nuk thotë kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e …. në derë të xhamisë!”,- shprehet Alibeaj.

Alibeaj ka publikuar dhe propozimin e së ashtuquajturës opozitë parlamentare, e cila ndryshe nga sa thotë se ka hallin e listave të hapura, në fakt kërkon që të mos lejohen koalicionet. Çështja e koalicioneve nuk është as kërkesë e OSBE/ODIHR dhe as ndonjë shqetësim për cilësinë e zgjedhjeve. Është vetëm një propozim që i duhet PS-së, pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i opozitës së bashkuar është në avantazh ndaj rilindjes.

Nëse ky propozim i PS-së me anë të deputetëve anonimë do të kalojë në Kuvend, çështja e reformës zgjedhore kthehet në pikën zero, pasi nuk ka më marrëveshje. Opozitës nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të kërkojë rrëzimin me çdo kusht të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...