Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke u shprehur se qeveria nuk ka mbështetur bizneset e vogla.
Sipas kreut të qeverisë janë identifikuar se bizneset e vogla tek të cilët kryedemokrati ka pasur takime dhe janë ankuar për situatën, ato biznese janë përfitues të pagave të luftës dhe tashmë e kanë marrë.
“Të qash e të mos qeshësh dot…Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, shkruante kryeministri Rama.
Por Partia Demokratike ka reaguar sërish duke publikuar një video ku dëgjohen me zë dhe figurë anëtarë të botës së biznesit dhe punonjës të cilët ankohen për mosmarrjen e asnjë ndihme nga qeveria.