Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri reagon lidhur me situatën ekonomike në vend për shkak të pandemisë dhe ndihmat e munguara nga qeveria për qytetarët.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se, qeveria shpërdoron taksat e shqiptarëve për t'ia dhënë një grupi oligarkësh, ndërsa i hedh qytetarëve hi syve me shpifje dhe montime.
Postimi i plotë:
"Fytyra e vetme e mashtrimit ne kete vend eshte Edi Rama dhe marionetat e tij, te cilet anashkalojne hallet e qytetareve, krizen ekonomike dhe falimentimin e bizneseve, shperdorimin skandaloz te parave te takspaguesve, para te cilat ua ka vene ne dispozicion nje grupi oligarkesh, miq te besuar me te cilet e ka te sigurt bashkepunimin, duke lene ne dite te hallit arsimin, shendetesine, pensionistet, mjeket, te rinjte, ka rrenuar nje shtet te tere, por nga ana tjeter personat ne sherbim te tij merren me shpifje e montime, per t'i hedhur shqiptareve hi syve.
Por qytetaret e ketij vendi e njohin mire kush eshte Edi Rama dhe soji i tij, dhe largimi i tij nga pushteti eshte shpetimi i cdo familjari, biznesi, e cdo qytetari te ndershem te ketij vendi. #MeLulzimBashen #PerDiteMeTeMira"