Mogherini e falenderon, Kryemadhi: Nuk ka nevojë se nuk po e bëjmë për ju!

E mërkurë, 18 Prill 2018 20:54

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qëndror të lajmeve në Fax News me gazetarin Bledian Koka, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar progresraportin e KE që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë si dhe takimin e sotëm me komisionerene e lartë të BE, Federica Mogherini në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh se grupet skeptike në Këshillin e Evropës do të shuheshin në momentin që do të ikte Edi Rama nga posti i kryeministrit sepse sipas saj, të gjitha problematikat që janë ngritur në raport, janë problematika që burojnë për shkak të qeverisjes së  Edi Ramës.

“Edhe ne si opozitë kemi kusuret tona nga koha kur kemi qenë në pushtet, por janë shumë të vogla në raport me ato të qeverisë që listohen në progresraport.

Megjithatë unë nuk dua ta shikoj në këtë drejtim. Ne si LSI nuk kemi rreshtur për të kërkuar hapjen e negociatave dhe për të lobuar. Hapja e negociatave nuk është meritë klasës politike por një shans dhe mundësi për shqiptarët që më shumë se kushdo tjetër e meritojnë hapjen e negociatave.” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se hapja e negociatave është dritë jeshile për ata të rinj që janë larguar dhe nuk e kthejnë kokën pas.

“Në takim gjeta rastin të falenderoja zonjën Mogherini por edhe komisionerin Hahn, i cili ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces sepe mund të themi që e kanë parë me hatër në këtë proces Shqipërinë.

Loja tani është e ministrit të Jashtëm sepse u takon ministrave të Jashtëm dhe parlamenteve të vendeve që do të japin vendeve.

Unë nuk uroj që ata të dështojnë.” – tha ajo.

“Bashkimi Evropian, stabilitetin kriminal nuk e quan stabilitet politik. Zonja Mogherini sot na tha që ‘ju falenderojme për angazhimin tuaj edhe për meritat. Meritat janë të barabarta si të mazhorancës, edhe të opozitës. Unë me thënë të drejtën i thashë që nuk ka nevojë të na falenderoni për meritat se nuk e bëjmë as për BE as për njeri tjetër. Ne e bëjmë për veten tonë, për shqiptarët, sepse anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë me dëshirën e njërit apo të tjetrit.’” – tha kryetarja e LSI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...