Rritja e rasteve me COVID-19, ish-ministri:Te shpëtohen institucionet shëndetësore, kështu ia dalin edhe qytetarët!

Saturday, 13 June 2020 12:17

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të rritjes së numrit të rasteve në vendin tonë me koronavirus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu nënvizoi faktin se duhet të shpëtohen institucionet shëndetësore. Mes të tjerash ai ka parashtruar një sërë kërkesa që duhet të plotësohen nga Ministria e Shëndetësisë.

REAGIMI I SHEHUT
Te shpetohen institucionet shendetesore, keshtu shpetojme edhe qytetaret!
Ndersa Qeveria e mbërthyer ne amulli e ide te rrezikshme bllokon transportin publik, pa qene e afte te lexoje as dy karakteristikat qe persistojne nga ato pak te dhena zyrtare:
—Gjenerim infeksioni nga institucionet kryesore shendetesore ne krize.
—Rritja e rasteve e vatrave te reja ne vend, te lidhura dukshem me ato.
Kjo gjendje imponon nderhyre urgjent tek sistemi spitalor e paresor e me ata bashke ne te gjithe territorin e vendit:
1- Testim virusal e imunologjik te te gjithe personelit shendetesor.
2-Testim i tille i te gjithe pacienteve te shtruar ne spitalet tona.
3- Testim i plote i cdo qytetari me temp mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
4-Shtrimet e reja spitalore te kalojne ne nje “filter” egzaminimi, testimi e izolimi per disa ore (rezultatet dalin ne 2-3 ore) jashte godines se spitalit.
5-Te pajiset i gjithe personeli spitalor e paresor cdo dite me maskat e pershtateshme, bluzat nje perdorimeshme etj.
6-Cdo pacienti a qytetari qe do te kete kontakt me kujdesin paresor e ate spitalor t’i matet temperatura e te pajiset me maske ne hyrje.
7- Te organizohet levizja e nje drejtimeshme ne ato institucione per te evituar kontaktet e padesherueshme.
Te domosdoshme keto per ta vene ne eficience sistemin shendetesor pikerisht ne sherbim e funksion te qytetareve ne terresi, ndryshe….

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...