Maturantët të cilët po protestojnë kundër provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, kanë hedhur vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Ata janë shprehur të pakënaqur për nivelin e provimeve, ndaj edhe mbledhur para këtij institucioni, në pritje të një reagimi nga kjo e fundit.Shihen edhe gjurmët e vezëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen maturantët teksa brohorasin.
Ata kanë kërkuar rivlerësim të testit dhe uljen e kufirit për notën 9 dhe 10. Kujtojmë se maturantët kanë bllokuar edhe rrugën e Durrësit.