Financimi i fushatës, dyfishohen fondet nga shteti. Ja kur pritet të mbyllet drafti konsensual i kodit të ri

Saturday, 13 June 2020 15:48

Dyfishohet buxheti i shtetit për financimin e partive gjatë fushatës zgjedhore, ndërkohë që raporti me privatin do të jetë 1 me 3.

Kështu, nëse një parti, sipas përllogaritjeve të KQZ-së, më deri në 2017 ka marrë 200 milionë lekë të vjetër nga shteti dhe deri 10-fish nga privati, sipas marrëveshjes së re të arritur në Këshillin Politik ditën e djeshme, partia që deri dje nga shteti ka marrë 200 milionë lekë, tani do të marrë 400 milionë lekë të vjetër.

Ndërkohë, nga privati do të mund të marrë maksimalisht 3-fishin. Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri, në përfundim të mbledhjes u shpreh se në draftin përfundimtar që pritet të jetë gati të hënën, ekspertët kanë normuar edhe një sërë kontrollesh.

“Po, kemi rënë dakord që buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1:3, pra, 3 herë më shumë sesa buxheti do të mund të marrin nga privatët. Ky raport është ulur në mënyrë drastike pasi ka qenë 1 me 10. Janë bërë një sërë normash të reja nga pikëpamja e raportimit, llogaritë bankare që do të jenë të deklaruara me kohë, auditimi dhe transparenca për të gjitha donacionet do të jetë në kohë reale dhe në KQZ, pra, ka një sërë masash, që janë rekomandime të organizatave që na kanë ndihmuar në procesin e financimit të zgjedhjeve dhe përgjithësisht monitorojnë transparencën në të gjithë vendet e botës, jo vetëm në Shqipëri”, u shpreh Gjiknuri.

Megjithatë, Opozita e Bashkuar mund të jetë e sigurt për dakordësinë që kanë arritur vetëm kur të shohin Kodin e ri Zgjedhor të miratuar në Parlament. “Ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor, garancitë për të cilat është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra, jo vetëm administrata, por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumente të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike”, u shpreh Bylykbashi.

REKLAMAT

Në mbledhjen e djeshme, katërshja politike diskutoi edhe për çështjen e reklamave në media në fushatën zgjedhore. Ata ranë dakord që të mos marrin parasysh sugjerimin e Këshillit Europian për çështjen e reklamave. “Do të lejohen reklamat politike në media, pavarësisht se ka pasur një këshillim nga Këshilli e Europës. Mendojmë se ende nuk jemi në kushtet kur të ndalojmë reklamat politike, kështu që reklamat politike do të jenë pjesë e Kodit Zgjedhor”, tha Gjiknuri.

PANORAMA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...