Vijon numërimi i parave të sekuestruara në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, në një kamion që transportonte lëndë të parë për prodhimin e këpucëve.
Sipas Abc News, bëhet fjalë për rreth 2 milion euro të fshehura në 5 qese plastmasi të cilat ishin futur poshtë lëndës për produktet fasone.
Kamioni është ndaluar gjatë një kontrolli rutinë, dhe pasi është vënë në skaner ka rezultuar se kishte para të fshehura.
Numërimi i parave po vijon në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ndërkohë është arrestuar një 51-vjeçar, shofer i kamionit.