VIDEO/ Si miku i Ramës nxjerr punëtorët në rrugë, kundër banorëve, për të mbrojtur veten

Diel, 14 June 2020 14:13

‘Nuk keni parë asgjë akoma’ Na beri përshtypje kjo shprehje e kryeministrit Rama nga foltorja e parlamentit pak vite më parë dhe çdo dite po faktohet se ai kishte të drejtë.

Prej ditësh banorët e Labinotit në Elbasan janë ngritur në protesta kundër derdhjes në lumin Shkumbin të mbetjeve të firmës së peshkut ‘Rozafa’ të biznesmenit Gjergj Luca, mikut të kryeministrit Rama.

 
 

Këto janë pamje kur furgoni i kompanisë Rozafa shkarkon në Shkumbin mbetjet, ndërkohë banorët akuzojnë biznesmenin edhe për tjetërsim të pronës në kuadër të projekteve të tij për të zgjeruar biznesin.

 
 

Duke parë protestat e banorëve të zonës, firma Luca sot vendosi të organizojë një anti-miting, si ato të viteve 90 kur komunitet organizonin anti-mitingje, kundër protestave për rënien e regjimit duke provokuar përplasje.

Këtë herë anti-mitingashët nuk janë komuniste, por punëtorët të një biznesmeni të njohur për lidhjet e tij e qeverinë.

Për të faktuar këto lidhje i pari që del në protestë është Astrit Hazizi kreu i njësisë administrative të Labinotit, i cili mesa duket prioritet nuk ka interesat e banorëve por ato të biznesmenit Luca.

Pas tij janë në radhë punëtorët e fabrikës së peshkut, të cilët ndër të tjera i kundërvihen edhe gazetarit të syri televizion se u kujtoj atyre se ka pamje filmike që faktojnë ndotjen.

Këta punëtor sikur të organizonin një protestë të tillë për pagat dhe kushtet e punës sot do ishin më të fituar. Për këtë situatë nuk është faji i tyre por i shtetit që i ka lënë në mëshirën e pronarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...