Meta: Dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë, mision fisnik dhe jetik

Diel, 14 June 2020 14:54

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij si dhe në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në seancën e radhës të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, të mbajtur në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare.

Në takimin e zhvilluar në Qendrën e Krishterë Shqiptare, ku merrte pjesë edhe Arqipeshkvi metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen kryepastorit Ylli Doçi dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore si dhe të rinjve e të rejave vullnetarë për gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe humane.

 
 
 

Kreu i Shtetit falënderoi Vëllazërinë Ungjillore dhe dhuruesit e gjakut, duke theksuar se dhënia e gjakut për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së COVID-19, është një gjest tepër njerëzor dhe mision jashtëzakonisht jetik.

 
 

“Mirënjohje Bashkësisë Ungjillore Shqiptare, që prej 10 ditësh nëpërmjet një maratonte të dhurimit të gjakut, ka udhëtuar nga jugu në veri të Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë, nga Korça në Gjirokastër, për t’u përfunduar sot më 14 qershor, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në Tiranë, duke dhënë një kontribut të çmuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane dhe fisnike, për të cilën e gjithë shoqëria jonë i është mirënjohëse”, – nënvizoi ndër të tjera Presidenti Meta.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...