VIDEO/ 100 shqiptarë braktisen në Zyrih, Rinasi nuk i lejon të ulen

Hënë, 15 June 2020 15:35

Janë 100 shqiptarë që janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut në Zvicër dhe nuk lejohen të nisen drejt Rinasit.

Sipas pasagjerëve, fajtorë janë autoritetet shqiptare që kanë bllokuar udhëtimin.

Denoncimi është bërë në redaksinë e SYRI.net nga vetë pasagjerët që thonë se kanë gati 30 orë që qëndrojnë në aeroport.

Ata kanë ardhur nga Çikago në Zyrih me destinacion përfundimtar Rinasin.

Por pikërisht pasi kanë zbritur në Zvicër, ata nuk janë lejuar të vijojnë udhëtimin. Sipas pasagjerëve, fillimisht nisi imbarkimi në avion, por më pas një telefonatë ka ndryshuar gjithçka.

Asnjë pasagjer nuk është lejuar të imbarkohet në avion, pasi Aeroporti i Rinasit ka bllokuar udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë, duke ndaluar uljen e avionit.

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...