Ylli Rakipi: Rama i trembur nga koalicioni PD-LSI, po përdor mercenarët dhe palaçot e “opozitës së re”

Hënë, 15 June 2020 22:17

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka komentuar propozimet e disa parlamentarëve të “opozitës së re”, të cilët kërkojnë që të mos lejohen koalicionet parazgjedhore.

Rakipi tha se këta deputetë po përdoren sërish nga Edi Rama, sepse kryeministri i trembet koalicionit PD-LSI dhe kërkon me çdo mjet ta prishë atë. Sipas Rakipit, ky koalicion, e rrezikon seriozisht pushtetin e Ramës.

 

“Kjo mazhorancë, e sheh veten me dyshim për të marrë pushtetin për herë të tretë, apo të katërt, siç është përgatitur Edi Rama dhe siç flet ai për vitin 2030.

Një koalicon PD-LSI, që është i shkruar, e tremb dhe tmerron Edi Ramën. Ky koalicion, shto dhe partitë e tjera, e largon nga pushteti, Edi Ramën. Në këtë mënyrë, ai po përdor mercenarët, të ashtuquajturën opozitë parlamentare, e cila është aty pa asnjë shkak dhe arsye. Ata janë ilegjitim. Nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese, ata do të ishin ilegjitimë. Rama po përpiqet të marrë benefitin e madh dhe të fundit të tyre.

Çdo të thotë, stop koalicioneve? Kështu i duhet Edi Ramës. Merr të gjithë palaçot që kanë hyrë në parlament dhe të votojnë ata që të stopojnë koalicionet, që të fitojë Rama.

Ai kërkon të ndërhyjë për të prishur jo vetëm atë që bëri me ambasadorët, që u mburrën deri në instancat më të larta të administratës së tyre, siç foli Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, për këtë arritje. Edi Ramës nuk ja mban më menderja dhe kërkon me të gjitha mënyrat të prishë sistemin, duke prishur koalicionet“, tha Rakipi.

Gazetari u shpreh se LSI në këtë rast rikthehet në rolin e king makerit, të cilin e ka patur gjithmonë, duke përjashtuar zgjedhjet e vitit 2017, të cilat e penalizuan PD-në dhe LSI-në, për shkak të marrëveshjes Rama-Basha.

“Ilir Meta me partinë e vet ka qenë në rolin e king makerit. Nga ka shkuar Ilir Meta, ka shkuar fituesi. Fituesi ka qenë ku ka shkuar Ilir Meta. Në vitin 2017, Luli bëri çadrën si Gadafi dhe e mbyllën Metën në presidencë. Në këtë rast Meta është super king maker dhe Rama kërkon të prishë pikërisht këtë.

Edi Rama më mirë të dalë dhe të thotë, që nuk bëj zgjedhje fare, por jo të prishë rregullat e lojës.

Ju flisni për këta emra. Po çfarë integriteti ka Lefter Koka, që deri dje ishte një njeri i rëndësishëm në LSI? Cfarë besueshmëria ka një njeri që i ka shitur të vetët në momentet më të vështira?“, tha Rakipi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...