Paloka: Loja e Ramës për të hequr koalicionet parazgjedhore do marrë përgjigje të flaktë nga krejt Opozita

Hënë, 15 June 2020 22:21

Loja që po bën Rama tani është e qartë jo vetëm për ne, por dhe për ata që u investuan e dolen garant për marrëveshjen! Pra nëse Rama i shkon deri në fund lojës së tij, do ketë kundër jo vetëm opozitën, por dhe partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së flet ekskluzivisht për “KOHA JONE”:

Rama po i kundërvihet haptazi marrëveshjes për ndryshime në Kodin Zgjedhor mëgjithëse e ka firmosur atë. Në fakt pabesia dhe mos zbatimi i marrëveshjeve është nga tiparet dalluese të Ramës prandaj nuk habit më askënd me lojërat që po bën me surrogato “opozitën” në mënyrë krejt të trashë.

Rama e di shumë mirë, që përballë opozitës së bashkuar sot, nuk i mjaftojnë më as paratë e pista, as bandat e asnjë mënyrë tjetër manipulimi nga ato që ka përdorur deri më sot. Për këtë arsye tentoi të kapte komisionet zgjedhore, por dështoi.

Nënshkroi i detyruar një marrëveshje që nuk e donte në një tryezë që e ulen kundër dëshirës së tij. U përpoq me të gjitha mënyrat ta prishte atë tryezë, po nuk ja doli.

Në fund, kur e detyruan të nënshkruaj, luajti rolin e atij që kishte dalë i fituar nga marrëveshja, po u kuptua shpejt që ishte e kundërta . Rama nuk mund të bëjë marrëveshje për rregulla të barabarta e lojë të ndershme sepse e di që është i humbur. Për këtë arësye po punon me ngulm që ta bëj nul një marrëveshje që është kusht për integrimin dhe është bërë nën garancinë e partnerëve që kanë bërë të qartë se jo vetem presin miratimin e saj, por dhe zbatimin rigoroz e sa më shpejtë. Kujtoj që vetë Sekretari amerikan i Shtetit u investua për këtë.

Loja që po bën Rama tani është e qartë jo vetëm për ne, por dhe për ata që u investuan e dolen garant për marrëveshjen! Pra nëse Rama i shkon deri në fund lojës së tij, do ketë kundër jo vetëm opozitën, por dhe partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Një akt i tillë do të ishte qartësisht goditje eliminuese për demokracinë dhe tentativë për sanksionimin në Kushtetutë dhe njëherë të sundimit të partisë -shtet. Këtë nuk do e lejojë opozita e cila këtë herë do ketë qartazi në krah dhe partnerët. Pluralizmi dhe demokracia e fituar 30 vjet më parë do të mbrohet. Një klikë kriminelësh e oligarkësh nuk mund të sundojnë mbi 80 % të shqiptarëve që mezi presin ti hedhin në plehra, Ramën me klikën e tij kriminale.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...