Berisha:Drejte BE si xhelat i fjales se lire!

E mërkurë, 17 June 2020 10:43

Nga Sali Berisha

Moto e Edvin Kristaq Xhelatit: Ne djall BE, KE, Venecia! Rrofte karrikja ime!

Miq, Edvin Kristaq Koleka ka zgjedhur parimet e etreve te tij mizor per lirine e fjales dhe mediave ne rrugen drejte BE.

Ai, brenda nje afati kohor te shkurter, si asnje kryeminister tjeter ne Europe ka hyre ne listen e zeze te saj pasi eshte damkosur ne nje seri raportesh nderkombetare per qendrimin e tij ndaj mediave si xhelat i fjales se lire.

Ai personalisht me emer eshte denoncuar keq e me zi ne:
- raportin e ODHIR per abuzimin masiv me mediat ne fushaten elektorale duke dhunuar Karten e Kopenhagenit per zgjedhjet e lira por edhe Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe Karten Universale te Drejtave te Njeriut.
-Raporte te perseritura te Keshillit te Europe e vendosin Shqiperine ne krye te listes per dhunimin e lirise se fjales dhe shtypit
-Raporte te perseritura te Raportereve pa Kufij denojne me force qendrimet dhunuese personalisht te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave
-Raporti i fundit i Komisionit te Venecias hodhi ne kosh te plehrave ligjin e tij te gijotines se fjales se lire dhe percaktoi kushte per pavaresine e AMA
-Raportet e Freedom House qe konsiderojne te rende gjendjen e lirise se mediave ne Shqiperi

Por pavaresisht nga keto damkosje, Edvin Kristaq Xhelati ecen i palekundur mbrapa drejt standarteve te dajos se tij biologjik, fameziut Spiro Koleka (Babi Pilos) qe kerkonte te perdoreshin armet, tanket kunder pluralizmit dhe u beri gropen dhjetra intelektualeve shqiptar, dhe Babit biologjik, Kristaq Xhelatit qe firmoste ne gusht te vitit 1988 varjen ne litar per vargjet e tij te poetit Havzi Nela.

Ne kete tradite ai reagon ndaj te gjitha raporteve te mesiperme duke emeruar ne krye te AMA ne kundershtim flagrant me ligjet nje militant te thekur, Maklen Misha ish kandidatin per deputet, gje te cilen ligji e ndalon.

Ai ka qene drejtues i G99 dhe kandidat per deputet i kesaj partie. Po keshtu ai eshte keshilltari i ndrikull Xhaçkes, i cili me ligj eshte post politik. Perveç kesaj, Maklen Misha nuk ploteson kriterin ligjor te 10 viteve pune.

Per te nxjerre me çdo kusht Maklenin, kandidatin e zemres, Edvini i ka vendosur edhe tre pseudorival atij, apo kallp kandidate, te cilet njelloj si Makleni nuk kane 10 vite pune dhe kane mbajtur detyra politike.

Megjithketo Makleni e ka te sigurt emerimin e tij nga narkoparlamenti. Qellimi i ketij akti eshte nje dhe vetem nje kapja e institucionit te AMA dhe shnderrimi i tij ne nje gijotine te fjales se lire.

Me kete akt Edvin Kridtaq Xhelati u thote shqiptareve por edhe komunitetit nderkombetar se para karriges se tij, BE, Keshilli i Europes, Komisioni i Venecias qe ju u besoni ,per ate jane nje hiç ashtu siç ishin per eterit e tij! sb

Login to post comments