Paguhet nga qytetarët e Tiranës/ Zhupa: Pse Veliaj hesht për pastrimin e parave të mafias me kompaninë ‘Eco Tirana’

E mërkurë, 17 June 2020 20:37

Veliaj vazhdon të hesht për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë "Eco Tirana" sh.a .

Eco Tirana nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet e kontratës edhe përsëri vazhdon të marr paratë e qytetarëve të Tiranës.

 
 

Një vëzhgim i thjeshtë na tregon së asgjë nuk është realizuar nga projekti i diferencimit të mbetjeve në burim, koshave të rinj, teknologjise së re të përpunimit sipas kontrates nuk është bërë!!!

 
 
 

Në fund të 2017 do e kishim në gjithë Tiranën, kosha të diferencuar dhe diferencimin e mbetjeve në burim.

 
 

Sot jo vetëm që nuk është përhapur në gjithë Tiranën siç ishte parashikuar dhe premtuar por edhe në zonën 1 ku Bashkia Tiranë vendosi kosha për diferencim mbetjesh me propagande të madhe kanë dështuar.

Mbledhja e mbetjeve nga makinat e kompanisë “Eco Tirana” bëhet e përbashket në një makinë edhe e koshave blu dhe ato jeshil, që do të thotë diferencimi i mbetjeve ka dështuar .

Pse Veliaj paguan me miliona euro nga taksat tona kompaninë “Eco Tirana” kur nuk përmbush kontraten?! A është qëllimi i “Eco Tirana” pastrimi i parave të pista të mafias italiane? A është pastrimi i Tiranës thjeshtë një fasadë ndaj edhe nuk kryhet asgjë dhe përsëri nuk penalizohet? A janë duke u zhvatur qytetarët e Tiranës vetem për ti shërbyer interesave mafioze të Veliaj dhe ortakeve të tij italiane?

Pyetje që SPAK duhet t`i jap pergjigje! Koha e hetimeve të thelluara dhe daljes para pergjegjësive të Veliaj dhe kujdo tjetër është tani.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...