Berisha:Stop terrorit ndaj gazetarëve!

E Enjte, 18 June 2020 10:03

Nga Sali Berisha - 18/06/2020

Narkopolicët e Lezhës ndaluan dje dhe keqtrajtuan gazetarin në krye të detyrës, Elvis Hila, vetëm se ai po dokumentonte veprimtarinë e tyre diskriminuese dhe terrorizuese ndaj një familjeje, që në mënyrë selektive po i prishnin banesën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe, qendrimin arrogant, dhunën dhe terrorin thuaj të përditshëm të narkopolicisë ndaj gazetarëve, theksoj se këto qendrime kanë si platformë dhe frymëzim, qendrimin armiqësor, harbut e brutal, personal, të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj gazetarëve, lirisë së fjalës dhe mediave të lira.

Për këto qëndrime, Edvin Kristaq Xhelati ka futur Shqipërinë në listën e zezë të vendeve, që dhunojnë masivisht lirinë e mediave.

Për qëndrimin armiqësor ndaj lirisë së fjalës dhe medieve, ai personalisht, me emër, është denoncuar dhe damkosur në raportin e ODHIR për abuzimin masiv me mediat në fushatën elektorale, duke dhunuar Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, por edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kartën Universale të Drejtave të Njeriut;

raporte të përsëritura të Këshillit të Europës, që e vendosin Shqipërinë në krye të listës për dhunimin e lirisë së fjalës dhe shtypit;

raporte të përsëritura të Reporterëve pa Kufij dënojnë me forcë qëndrimet dhunuese personalisht të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj medieve;

raporti i fundit i Komisionit të Venecias hodhi në kosh të plehrave, ligjin e tij të gijotinës së fjalës së lirë dhe përcaktoi kushte për pavarësinë e AMA-s;

raportet e Freedom House që e konsiderojnë të rëndë, gjendjen e lirisë së mediave në Shqipëri.

Por pavarësisht nga këto damkosje, Edvin Kristaq Xhelati ecën i palëkundur mbrapa drejt standarteve të dajos së tij biologjik, famëziut Spiro Koleka (Babi Pilos) që kërkonte të përdoreshin armët, tanket, kundër pluralizmit dhe u bëri gropën dhjetëra intelektualëve shqiptarë dhe babait biologjik Kristaq Xhelati.

Duke përfunduar, u bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë të ndëshkojnë me sanksione, Edvin Kristaq Xhelatin dhe narkoshtetin e tij për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj gazetarëve dhe mediave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...