Vokshi nxjerr videon:Policia shoqëroi dhunshëm gazetarin në Lezhë, vepron si strukturë e një regjimi policor

E Enjte, 18 June 2020 11:11

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë aksionit të djeshëm të IKM-së në Tale të Lezhës, ku u ndalua edhe korrespondenti i një televizioni. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vokshi ka dënuar ngjarjen, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se po kthehet në një nga pengesat e medias për të raportuar mbi të vërtetën.

Sipas saj, ndalimi i dhunshëm i korrespondentit Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor. Duke u ndalur tek ky rast demokratja thekson se policia në shkelje të të drejtave, i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin.
REAGIMI I VOKSHIT
Policia e Shtetit po kthehet në një nga pengesat më të mëdha të medias për të raportuar ngjarjet dhe të vërtetën. Ndalimi i dhunshëm i korrespondentit televiziv në Lezhë, Elvis Hila, është një nga këto raste, kur policia sillet si strukturë e një regjimi policor dhe jo si polici që respekton shtetin ligjor.
Pamjet flasin vetë. Gazetari Elvis Hila është në krye të detyrës, duke pasqyruar konfliktin e IKMT me banorët e Shëngjinit, të cilëve po u shkatërrohet investimi shumëvjeçar.
Në shkelje të plotë të ligjit dhe të kushtetutës, policia i sekuestroi gazetarit edhe celularin për të fshirë pamjet dhe për të penguar informimin e publikut për dhunën barbare kundër grave dhe fëmijëve në Shëngjin.
Veprime të tilla nga policia, që dhunojnë median dhe shkelin të drejtat elementare të qytetarëve janë të dënueshme.
Kush prek gazetarët, kush shkel ligjin, do të ndëshkohet.

Është koha që Policia të mos i bindet më urdhrave të paligjshëm të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...