Projektligji i ri, i gjithë bregdeti në duart e kryeministrit

E Enjte, 18 June 2020 12:32

 

Një projektligj i ri, i hedhur për konsultim publik nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama, parashikon që e gjithë vija bregdetare e vendit t’i jepet nën administrim Agjencisë së Bregdetit, e cila do të ketë fuqi të lejojë ose refuzojë çfarëdolloj lejeje zhvillimore apo leje përdorimi nën argumentin se vendi ka nevojë për “menaxhim të integruar”.

Nga Gjergj Erebara | BIRN
Projektligji “Për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit” është publikuar në faqen Konsultime Publike dhe sanksionon në nenin 11 që të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që kanë vijë bregdetare të marrin leje paraprake për çdo leje ndërtimi në territorin e vet e madje edhe për çdo leje shfrytëzimi të bregdetit te një agjenci në varësinë e Ministrit të Turizmit të njohur si Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Sipas projektligjit, organet e qeverisjes vendore “i përcjellin Agjencisë çdo aplikim për pajisje me leje zhvillimore apo leje përdorimi që është dorëzuar pranë tyre, me qëllim marrjen e miratimit paraprak të Agjencisë, miratim i cili përbën kusht ligjor për dhënien e lejeve zhvillimore dhe të përdorimit nga ana e organeve të vetëqeverisjes vendore”.

Projektligji, i cili ka gjasa bie ndesh me parimin kushtetues të autonomisë së pushtetit vendor duket se do të përqendrojë në duart e një zyre të vetme të krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2014 si zyrë nën varësinë e ministrit për turizmin, të gjithë perspektivën e zhvillimit të bregdetit nga veriu në jug të vendit.

Projektligji parashikon gjithashtu në nenin 22 që pas miratimit të këtij ligji të ndalohen të gjitha lejet e ndërtimit në bregdet me përjashtim të kontratave koncesionare të dhëna nga qeveria qendrore.

Kjo është e disata herë që qeveria sulmon bregdetin për të krijuar një monopol në zhvillimin e turizmit.

Në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj për investimet strategjike ndërsa në vitin 2018 parashikoi miratimin e një ligji që efektivisht i shpronësonte fshatarët e bregdetit për llogari të investitorëve strategjikë. Projekligji i bastardizua nga Komisioni i Venecias si një ligj që ka krijuar “shqetësime për fuqi të tepërta rregullatore që i janë dhënë Këshillit të Ministrave,” si dhe paralajmërojnë se këto probleme, të marra sëbashku, shkelin Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Vitin e kaluar qeveria parashikoi krijimin e një strukture të njohur si Korporata e Investimeve, e cila do të përvetësonte pronat shtetërore në bregdet me qëllim privatizimin e tyre jashtë kuadrit të ligjeve ekzistuese të prokurimit publik apo koncesioneve ndërsa tani parashikohet ngarkimi i Agjencisë së Bregdetit me kontrollin e të gjitha lejeve të ndërtimit në bregdet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...