'Nëse Rama e prish marrëveshjen, opozita të vendosë këtë ultimatum'

E Enjte, 18 June 2020 20:03

Ish- ministri i Jashtëm i PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë me dije se Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë atë.

Sipas Mustafajt, Rama është tërhequr nga depolitizimi i administratës zgjedhore dhe identifikimi biometrik, që në fillim i refuzonte, por këto ai i konsideron si disfata prandaj tashmë kërkon heqjen e koalicioneve zgjedhore.

 

Mustafaj ndërkohë thotë se vetëm Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

 
 
 

”Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis, që është i domosdoshëm në një marrëveshje që ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfata personale i konsideron depolitizimin e administratës zgjedhore dhe identifikimin biometrik. Por ai bën shantazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj".

 
 

"Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik, që e ka negociuar, nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhet parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës. Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet, atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modeli të Maqedonisë së Veriut".

"Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes”- tha Mustafaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...