“Të shpresojmë për më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen”- OBSH paralajmëron: Vala e dytë e koronaviruist mund të godasë në vjeshtë. Në Europë…

E Enjte, 18 June 2020 20:20

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se një valë e dytë e koronavirusit mund të godasë këtë vjeshtë, ndërsa i është kërkuar qeverive që të krijojnë një program të suksesshëm të testimit, gjurmimit dhe izolimit.

Dr Hans Kluge, drejtori rajonal evropian i OBSH-së, theksoi dje se gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi i personave të infektuar me Covid-19 ishte ‘një element thelbësor’ i strategjisë.

29759690-8436063-image-a-2_1592484057251

Është e mundur që kur të fillojë vjeshta të kemi gjithashtu një ritje të rasteve me virus, por nuk jemi ende të sigurt se do të shohim edhe një valë të dytë.

Ne duhet të zbatojmë ato që i dimë që funksionojnë,  në thelb të strategjisë është të gjejmë sa më shpejt që të jetë e mundur, të izolojmë, të testojmë njerëz të dyshuar me Covid”, tha ai.

Ai vuri theksin po ashtu edhe tek respektimi i rregullave të izolimit nga qytetarët, të cilat i konsideroi “thelbësore” në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Ne duhet të shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen: për rikthimin e mundshëm të COVID-19”, shtoi ai.

Dr Kludge paralajmëroi që ‘kambanat e alarmit’ duhet të kumbojnë për Europën, pasi COVID-19 është ende në një fazë aktive në shumë vende.

Disa vende vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të rasteve të të infektuarve. Muajin e kaluar numri i vendeve evropiane që treguan rritje të konsiderueshme në shtimin e rasteve të reja është trefishuar, nga 6 në 21 vende. COVID-19 është në një fazë aktive në shumë vende. Rreziku mbetet i lartë në shumë vende, ndaj është e domosdoshëm që të hiqen me shumë kujdes masat izoluese”, përfundoi ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...